Flash News

Ditari i Opozitës

Meta homazhe për Azem Hajdarin: Shpirti i protestës do të rivendosë demokracinë

Meta homazhe për Azem Hajdarin: Shpirti i protestës do të

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar sot homazhe për Azem Hajdarin në 24-vjetorin e vrasjes. Në një prononcim për gazetarët, ai tha se është shpirti i protestës, ai që do rivendosë demokracinë dhe të garantojë që sistemi i llogaridhënës të funksionojë.

Kujtojmë që Partia e Lirisë ka thirrur nesër në orën 18.00 protestë tek inceneratori i Tiranës. Meta ka deklaruar se nuk do të valviten flamunj partie, ndërsa ka ftuar qytetarët të protestojnë kundër vjedhjes.

Meta ka ndëruar figurën e Hajdarit dhe kontributin e tij për demokracinë shqiptare.

“Është një detyrim për të qenë sot këtu dhe për të kujtuar liderin e lëvizjes studentore, frymëzuesin dhe guximtarin e jashtëzakonshëm për atë lidership aq frymëzues që tregoi në kohët më të errëta duke frymëzuar shpresë dhe besim në atë përmbysje që ndodhi falë protestës dhe qëndresës së studentëve, por edhe qytetarëve të tjerë që rrëzuan edhe murin e Tiranës, sikurse ishte rrëzuar më parë ai i Berlinit.

Ky nderim për Azem Hajdarin ka një rëndësi të madhe sepse si asnjë herë tjetër në këto 32 vite janë vënë në diskutim arritjes e demokracisë, lirisë, të drejtave të njeriut, por edhe ekzistenca e kombit tonë. Ndaj është shpirti i protestës ajo që do rivendosë demokracinë dhe të garantojë që sistemi i llogaridhënës të funksionojë për 200 vitet e ardhshme”, u shpreh Ilir Meta.

 

Të fundit