Flash News

Ditari i Opozitës

Meta-këshilltarëve bashkiakë: Kërkoni llogari për çdo qindarkë të taksave

Meta-këshilltarëve bashkiakë: Kërkoni llogari për

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u kërkoi këshilltarëve bashkiakë të kësaj partie, të mbledhur në Asamble, që të mos bëjnë asnjë kompromis në Këshillat Bashkiakë ku janë zgjedhur.

Meta tha se këshilltarët do të kërkojnë llogari për çdo qindarkë të taksave që paguajnë qytetarët, që ato të mos shpërdorohen dhe të shkojnë për shërbime që nuk ekzistojnë siç është inceneratori i Tiranës.

“Unë besoj shumë që gjithçka varet nga përkushtimi i këshilltarëve tanë dhe padyshim që këshilltarët tanë në bashkinë e Tiranës kanë bërë një punë të shkëlqyer, e cila evidentohet çdo ditë, edhe në  bashkitë e tjera, por do të evidentoja këshilltarët tanë në Kamzë që i kanë dhënë mjaft zë, problemeve dhe interesave të komunitetit atje dhe kanë vendosur në një presion shumë të qartë kryetarin e bashkisë dhe administratën arrogante apo këshilltarët tanë në bashkinë e Kuçovës, ku ndihet angazhimi dhe fryma e mbrojtjes ë interesit qytetar pa asnjë kompromis dhe besoj se kudo në të gjithë vendin, qytetarët tanë duhet të jenë aktivë sa më shumë”, tha Meta.

Të fundit