Flash News

Ditari i Opozitës

Meta: Paratë ruse i shërbyen Ramës për të kapur shtetin dhe drejtësinë

Meta: Paratë ruse i shërbyen Ramës për të kapur shtetin

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sërish lidhur me skandalin e financimit të PD-së në 2017 nga rusët. Gjatë fjalës që mbajti në një takim me strukturat e PL në Tiranë, Meta tha se nuk ka rëndësi se kjo aferë u përdor për të krijuar modelin rus të qeverisë dhe kapjes së shtetit, siç është sot modeli i Edi Ramës. 

“Paratë ishin ruse apo nuk ishin ruse. Kjo aferë u përdor për të krijuar model rus të kapjes së shtetit si është sot modeli i Ramës. U përdor një aferë që drejtësinë ta kapte Edi Rama.

Për të provokuar opozitën dhe për t’ia lënë të gjitha institucionet Edi Ramës. Ishte kjo aferë që ia fali të gjitha bashkitë Edi Ramës. Kjo kohë përfundoi”, u shpreh Meta ndër të tjera.

 

 

Të fundit