Flash News

Ditari i Opozitës

Meta pas firmosjes së marrëveshjes: I shërben demokracisë, angazhon fuqimisht PD dhe PL

Meta pas firmosjes së marrëveshjes: I shërben demokracisë,

Kryetari i PL-së Ilir Meta ka folur pas firmosjes së marrëveshjes me kreun e demokratëve Sali Berisha.

Meta u shpreh në konferencën e përbashkët për shtyp se marrëveshja do t’i shërbejë demokracisë dhe se angazhon fuqimisht si PD-në ashtu edhe PL-në.

“Doja të shprehja kënaqësinë më të madhe për arritjen e kësaj marrëveshjeje me PD, të cilën do ta konsideroja me bindje të plotë historike, është marrëveshja më parimore që i shërben demokracisë, pasi është një marrëveshje që na angazhon fuqimisht si PD e PL, në drejtim të garantimit të demokracisë direkte.

Referendumi, primaret, transparenca, llogaridhënia, do të bëjnë plotësisht të mundur që të kemi një herë e përgjithmonë një sovran që ka mjete për të mbajtur nën kontroll ata që u delegon pushtetin dhe të cilën abuzojnë me të. Si kryetari i PL shpreh kënaqësinë që angazhim madhore që unë dhe PL ka marrë në mbrëmjen e 25 korrikut, sot merr mbështetje nga PD, sa i takon ushtrimit të të drejtës kushtetuese të referendumeve në nivel lokal e kombëtar. Shpreh bindje për fitore, në Tiranë në radhë të parë dhe në të gjithë vendin”, tha Meta.

Të fundit