Flash News

Ditari i Opozitës

Meta për zgjedhjet: Edi Rama shumë shpejt do të marrë përgjigjen e merituar

Meta për zgjedhjet: Edi Rama shumë shpejt do të marrë

Në një konferencë për mediat, ku ngriti shqetësimin për situatën ekonomike të vendit dhe largimin masiv të të rinjve, kryetari i PL-së, Ilir Meta u ndal edhe të zgjedhjet vendore të 14 majit.

Ai tha se ka besim absolut se opozita e bashkuar do ta rrëzojë qeverinë e Edi Ramës. Meta paralajmëroi se shumë shpejt qeveria do të marrë përgjigjen e merituar.

“Sfida kryesore e opozitës është denoncimi i të gjitha këtyre aferave, vendosja e qeverisë në llogaridhënie. Për PL-në gjithashtu është edhe avancimi i projektligjeve që janë bllokuar nga Rilindja.

Prej katër vitesh jemi në kushte të një regjimi monist mizor që nëpërkëmb të drejtat e qytetarëve. Një regjim të tillë europa nuk e ka njohur prej dekadash, dhe ndëshkimi do jetë tërësisht i merituar dhe kam besim se opozita e bashkuar do të garantojë ndryshimin e vonuar që kanë kërkuar prej kohësh qytetarët”, tha Meta.

 

Të fundit