Flash News

Ditari i Opozitës

“Ka detyra të rëndësishme”, porositë e Berishës për deputetët e PD-së

“Ka detyra të rëndësishme”, porositë e

Lideri i opozitës, Sali Berisha i ka bërë të qartë grupit të PD-së, detyrën e rëndësishme që ka për të mbrojtur Kushtetutën. Ai iu kërkoi që të shumëfishojnë përpjekjet në Parlament, por edhe të punës për të fituar zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në mbledhjen e grupit parlamentar që u zhvillua sot në selinë blu, Berisha nënvizoi disa herë rëndësinë që ka për demokracinë, veprimtaria e PD-së përgjatë këtij viti.

“U ndala te këto për të theksuar detyrat e rëndësishme që kemi si grup parlamentar për të mbrojtur Kushtetutën, për të justifikuar besimin e 620 mijë votuesve që kanë votuar kundër Edi Ramës, që ai kërkon me përjashtime, të asgjësojë përfaqësimin e këtyre 620 mijë votuesve.

Ndaj dhe ne duhet të bëjmë punën tonë, të shumëfishojmë përpjekjet tona në parlament. Ta shndërrojmë parlamentin në tribunën më të fuqishme të mbrojtjes së interesave të qytetarëve.

Të përpjekjeve më të mëdha për zgjedhjet e 14 majit, të sigurtë drejt fitores. U ndala në këtë analizë për ët theksuar se çfarë analize jetike ka veprimtaria jonë këtë vit, jo vetëm për PD-në, për për shoqërinë shqiptare, për kombin shqiptar”, deklaroi Berisha.

 

Të fundit