Flash News

Ditari i Opozitës

Meta tregon objektivin për zgjedhjet vendore: Forcë e parë në të gjithë këshillat bashkiakë

Meta tregon objektivin për zgjedhjet vendore: Forcë e parë

Partia e Lirisë synon që në zgjedhjet vendore të dalë forcë e parë në këshillat bashkiakë. Kështu u shpreh kryetari Ilir Meta në një konferencë për mediat. Ai tha se ky synim është më i rëndësishëm për Bashkinë e Tiranës.

“Ne luftojmë të dalim forcë e parë në gjithë këshillat bashkiakë në Tiranë e kudo. Objektiv i qartë i PL dhe i pakushtëzuar nga askush. Këshilli Bashkiak i Tiranës do të jetë më i rëndësishëm së Parlamenti sotëm që ka disa koorporata akoma”, tha Meta.

I pyetur për takimin që pati sot me Berishën, Meta tha se është i hapur për bashkëpunim më çdo faktor opozitar, e kryesisht me PD.

“Partia e Lirisë është e hapur për të bashkëpunuar me çdo faktor opozitar, në radhë të parë me PD. Ka qenë dhe është e gatshme të bashkëpunojë dhe të forcojë aksionin opozitar.

Lojërat e ish-lideshipit të PD që e përdorte për shantazhet e veta tek qeveria, Kjo nuk ekziston tek PL përballjen e ka me Edi Ramën, do të bashkojë me forcat e tjera që janë realisht në opozitë me Ramën, çdo vonesë i jep kohë të blejë opozitarë, të rrisë presionin ndaj qytetarëve, duhet që vala e zemërimitt të kthehet në presion publik”, shtoi ai.

 

Të fundit