Flash News

Ditari i Opozitës

Meta pas takimit me presidentin: Të shpallet sa më shpejt data e zgjedhjeve. Flet për takimin me Berishën

Meta pas takimit me presidentin: Të shpallet sa më shpejt data e

Kryetari i PL-së, Ilir Meta dha një prononcim për gazetarët pas përfundimit të takimit me presidentin Bajram Begaj. Meta tha se diskutuan për zgjedhjet lokale, duke nënvizuar se për PL-në data nuk ka rëndësi. Por bëri thirrje që të përcaktohej sa më shpejt. Theksojmë se data më e përfolur për zgjedhjet lokale është 14 maji.

“Qëndrimi im shumë i qartë sa më parë të shpallet kjo datë në respekt të gjithë afateve kushtetuese e ligjore. E besoj se kështu do të ndodhë sepse një orë e më parë qytetarët e Shqipërisë duhet të shpëtojnë nga kjo zgjedhë moniste në pushtetin vendor nga ky shpërdorim i taksave të tyre, hapësirave, e gjithcka që ka ardhur nga degradimi i një pushteti monist vendor.

Rikthimi i opozitës dhe pluralizmit poltik në këshilla bashkiakë do japë kontribut për foricmin e llogaridhënies. Data konkrete i takon vetë Presidentit dhe nuk besoj se një javë më parë apo një javë më shumë është e rëndësishme. Ai që duhet të gjykojë pasi ka dëgjuar aktorët. Data të dihet sa më parë e KQZ të ndërmarrë veprimet e saj”, u shpreh Meta.

Ky i fundit u pyet edhe për takimin që zhvilloi më herët gjatë ditës së sotme me kryedemokratin Sali Berisha. Pa dhënë shumë detaje, Meta u shpreh se folën për zgjedhjet dhe aksionin opozitar.

“Me zotin Berisha kemi folur edhe për zgjedhjet edhe për protestat, por edhe për protestat edhe për zgjedhjet. Kemi folur për fuqizimin e demokracisë”, tha Meta.

 

 

Të fundit