Flash News

E-TJERA

Takime intensive për zgjedhjet lokale, Begaj pret në presidencë Ilir Metën

Takime intensive për zgjedhjet lokale, Begaj pret në presidencë

Takime intensive gjatë ditës së sotme me fokus zgjedhjet lokale. Presidenti Bajram Begaj ka pritur në zyrë kryetarin e PL-së, Ilir Metën. Ky i fundit, para se shkonte në presidencë, ishte në selinë blu ku takoi kryedemokratin Sali Berisha.

Ndërsa Begaj e nisi ditën me takimin që zhvilloi me nënkryetarin e PD-së, Oerd Bylykbashin. Pas Metës, presidenti do të takojë në orën 13.00 krerët e grupeve parlamentare.

Një ditë më parë, Begaj priti dje në takim kryeministrin Edi Rama. Pritet që në këto takime të negociohet dhe vendoset për datën e zgjedhjeve të ardhshme lokale, të cilat do të mbahen mes 15 prillit dhe 15 majit.

 

Të fundit