Flash News

Ditari i Opozitës

Meta zbardhi mesazhet me Këlliçin më 8 janar, Bardhi: Mu duk si thirrje për të dëmtuar, të qëndrojë larg

Meta zbardhi mesazhet me Këlliçin më 8 janar, Bardhi: Mu duk si

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është përgjigjur presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit publiko dje disa mesazhe që kishte shkëmbyer me deputetin Belind Këlliçi një orë para protestës së 8 janarit, ku i kishte dhënë disa udhëzime.

I ftuar në studion e “Kjo Javë” në News 24, Bardhi u shpreh se nuk është detyra e një presidenti së pari të përcaktojë se nga cila palë u ushtrua dhuna. Mesazhet mes tij dhe Këlliçit, Bardhi i ka komentuar si një indicie për t’i dëmtuar makinat e parkuara në selinë e PD-së ditën e protestës.  

"Presidenti nuk ka autoritetet për të përcaktuar apo vendosur se nga ka pasur apo nga kush është ushtruar dhunë. Duhet të qëndrojë larg debateve të brendshme. Unë kam parë që Presidenti komunikonte me organizatorë. Lexova që kishte lënë porosi për të mos u shkatërruar makinat. Pas protestës ne pamë që çdo makinë ishte dëmtuar. Ai nuk ishte akt provokativ, anëtarët e Këshillit Kombëtar që kanë ardhur nga rrethet parkojnë në oborrin e PD. Mua më duk një thirrje për të dëmtuar makinat që ishin parkuar në oborr. Dua të sqaroj se nuk ka pasur dyer të blinduara, por vetëm metalike", tha ai.

Të fundit