Flash News

Ditari i Opozitës

Meta zgjedh ish-prokurorin si avokat në betejën kundër Autoritetit të Dosjeve

Meta zgjedh ish-prokurorin si avokat në betejën kundër

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka besuar ish-prokurorit Genc Gjokutaj çështjen kundër Autoritetit të Dosjeve.

Kujtojmë se një ditë më parë, Meta paditi anëtarët e këtij institucioni për shkelje të rënda ligjore pas akuzave që u ngritëmn ndaj tij, si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Sipas ish-presidentit, ky rast është një nga falsifikimet më të rënda në historinë e pluralizmit politik.

“Një ditë pas kallëzimit penal për anëtarët e Autoritetit të Dosjeve, ndërmorra sot hapin tjetër të radhës të caktimit të z.Genc Gjokutaj, avokat dhe ish-prokuror i njohur, për të ndjekur ligjërisht këtë çështje në funksion të një procesi të rregullt ligjor, por edhe transparent para të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Jam i bindur në diskreditimin e plotë të këtij manipulimi dhe falsifikimi ndër më të rëndët në historinë e pluralizmit politik. Falsifikatorët do të përballen me të gjithë forcën e ligjit!”-shkruan Meta.

Të fundit