Flash News

Ditari i Opozitës

“Miku i tij akuzohet për rubla”, Kryemadhi: Rama ka tentuar të eliminojë investigimin e SHBA

“Miku i tij akuzohet për rubla”, Kryemadhi: Rama ka tentuar

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit e akuzoi Partinë e Lirisë si “Partia e Lekut”.

Nga bashkëbisedimi me gazetarët, Kryemadhi tha se ish-kreu i FBI-së në SHBA që është edhe mik i ngushtë i Ramës, u akuzua për përfshirje në financimet ruse.

Kryemadhi shtoi se bëhet fjalë për një investigim amerikan, të cilin Rama ka tentuar ta eliminojë.

“Mendoj që e keni kuptuar Ramën që bërtet: “ujku, ujku dhe çakalli bën kërdinë”. PL dhe ish-LSI nuk kanë marrë asnjëherë fonde ruse. Asnjë nga PL nuk ka dalë në listën e pyetjeve të një hetimi të madh që bëhet sot në SHBA për ish-drejtorin e FBI, që akuzohet drejtpërdrejt si mik i ngushtë i zotit Rama për dhënie e marrie dhuratash që kanë të bëjnë me financimet ruse. Është një investigim i SHBA dhe Rama ka bërë shumë për ta eliminuar këtë investigim dhe këtë lajm në media për të shkëputur vëmendjen e opinionit publik, nga varfëria, nga largimi në masë i shqiptarëve. Po të kishte Rama do të vinte nja 10 prokurorë të tjerë për të hetuar çështjen e rublave por nuk i ka. Sa herë i shtrëngohet litari për inceneratorin e Tiranës nxjerr bllof mediatik”, tha Kryemadhi.

Të fundit