Flash News

Ditari i Opozitës

Ministrat e rinj, Berisha: Balla, njeri me dy ose tri telefona të kriptuar

Ministrat e rinj, Berisha: Balla, njeri me dy ose tri telefona të kriptuar

Kryetari i PD, Sali Berisha duke folur për prurjet e reja në qeverinë Rama tha se ato kanë nisur me Taulant Ballën i cili që në kohën kur ka qenë student nxirrte viza për trafik prostitucioni nga Rumania në Shqipëri.

“Prurjet e reja në qeveri janë mekatare, tha Berisha, dhe unë ju garantoj se, ansamblit te krimit të drogës ju shtuan anëtarë të rinj”.

Berisha në deklaratën e tij para selisë së Kuvendit tha se Balla është shoqëruesi me pasaportë diplomatike 57 herë i Edmond Begos, i cili njihej si një nga trafikantët më të mëdhenj të Italisë dhe rajonit.

Por prurje tjera janë mëkatare, dhe unë ju garantoj se ne, asanmblin e krimit dhe drogës që qeveriste, iu shtuan anëtarë të rinj. Ndryshimet natyrisht të mos harroni se fillon me Taulant Ballën, njeriun i cili në vitet studentore merrej sipas diplomatëve shqiptarë me trafik, nxirrte viza për trafik prostitucioni nga Rumania në Shqipëria, dhe diplomatët shqiptarë e kishin denoncuar Ballën me shkresë edhe me letër pa aktet e tij kriminale.

Balla pas kësaj u shndërrua me shpejtësi në një bos të krimit të organizuar. Lidhjet e tij me klanet e heroinës së Librazhdit, lidhjet e tij me bandën e Elbasanit, implikimi i tij në vrasje është e dëshmuar si në regjistrimet e shkatërruar në mënyrë kriminlae nga gjykatës, por edhe nga dëshmi në sallën e gjyqit.

Taulant Balla, njeri me dy ose tri telefona të kriptuar. Me dy vinte këtu në parlament, po thonë kishte edhe më shumë, ka mbajtur komunikim të vazhdueshëm me eksponentë kryesorë të krimitt ë organizuar në Belgjikë, Holandë dhe vende të tjera.

Taulant Balla jo vetëm ka mbajtur, por ka sulmuar kundërshtarët politikë, duke i ndërsyer këta bandidtë ndaj tyre.

Taulant Balla është shoqëruesi me pasaportë diplomatike 57 herë i Edmond Begos, i cili njihej si një nga trafikantët më të mëdhenj të Italisë dhe rajonit. Taulant Balla rezulton në kilometra regjistrime të prokurorisë shqiptare i implikuar me Gentjan Sharrën dhe sikur të ishte ortak në aferat e biznesit me këtë bandit dhe vrasës të Elbasanit.

Balla është akuzuar si i implikuar në vrasjen e avokatit Gurra, i cili kishte dijeni si avokat për regjistrimet që ekzistonin, që provonin se Balla është porositës vrasësish.

Pra, me një fjali ndryshimet e sotme të qeverisë i shoh përpjekje për të larë  pak fytyrën, por duke e nxirë atë edhe më shumë.”

Të fundit