Flash News

Ditari i Opozitës

Miratimi i projektligjit për Barazinë Gjinore, reagon Berisha: I hap rrugën instalimit të ideologjisë më të rrezikshme

Miratimi i projektligjit për Barazinë Gjinore, reagon Berisha: I hap

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar jashtë Parlamentit pas votimit të projektligjit për barazinë gjinore me 77 vota pro nga mazhoranca.

Berisha u shpreh se Parlamenti është kthyer në formal sepse sipas tij nuk po respektohet asnjë nga rregullat bazë të tij.

“E vendosën pa debat, të tmerruar nga vota dhe qëndrimi i tyre. Faktikisht parlamenti është thjesht formal sepse nuk po respektohet asnjë nga rregullat bazë të tij.

Ishte një moment ky për të debatuar gjerësisht për lirinë që i hap rrugën instalimit të ideologjisë post marksiste, ideologjia më e rrezikshme e kohës, por tani fjalën do ta kenë qytetarët shqiptarë. PD është e përcaktuar absolutisht kundër cdo diskriminimi gjinor dhe ka votuar një ligj ndër më të mirët që ekziston kurse ligji i sotëm është një ligj që përmbys rendin juridik të Shqipërisë, kushtetutën e vendit, kodet e vendit dhe ligje të tjera”, tha Berisha.

Të fundit