Flash News

Ditari i Opozitës

Mjeku Ilir Alimehmeti votohet unanimisht si drejtues i Departamentit të Shëndetësisë në PD

Mjeku Ilir Alimehmeti votohet unanimisht si drejtues i Departamentit të

Partia Demokratike është duke vijuar proçesin e zgjedhjeve të drejtuesve të departamenteve.

Mbrëmë u përmbyll procesi i ngritjes së Departamentit të Shëndetësisë.

“Në krye të tij u zgjodh me votë unanime Ilir Alimehmeti, mjek, pedagog, me kontribut akademik dhe me angazhim politik e publik të shquar.

Procesi i ngritjes së departamenteve pranë Partisë Demokratike është një platformë që mundëson përthithjen e kontributeve më të mira akademike dhe profesionale dhe ekselencave në fusha të ndryshme, por edhe për hapjen e Partisë Demokratike ndaj shoqërisë.

PD uron suksese z. Alimehmeti dhe antarëve të Departamentit ne detyrën e tyre të rëndësishme!”, njofton PD.

 

Të fundit