Flash News

Ditari i Opozitës

“Mos shko nesër në zgjedhje”, Berisha tregon si u kërcënua qytetari më 11 Maj

“Mos shko nesër në zgjedhje”, Berisha tregon si u

Kreu i P-D Sali Berisha ka treguar një rast kërcënimi që i është bërë një qytetari më 11 maj.

Nga mbledhja me aleatët, Berisha tha se qytetarit i ka dorëzuar dikush një zarf ku shkruhej “mos shko nesër në zgjedhje”. Berisha tha se këto janë kërcënimet më mizore të Ramës.

"Duke ardhur këtu tek ju, prita kryetarin e një dege të PD. Çfarë më tregoi? Një familje tre vetësh, mbështetës tradicionalë të opozitës, dy ditë pas zgjedhjeve më erdhi kryefamiljari, më tha: unë po të rrëfej një gjë. Natën e zgjedhjeve, trokiti në derë një person. Më la një zarf dhe iku. Në zarf shkruhej ‘mos shko nesër në zgjedhje’ dhe ishin 1 mijë euro.

Gjithë natën u rropata të shkoj apo të mos shkoj. Pse të mos shkoj, po nga ana tjetër, edhe kërcënimi ishte brenda sepse lekët m’i dha dhe shkuarja mendoja se çfarë pasojash mund të ketë. Si përfundim nuk shkova. Ky njeri i ndershëm, të themi atë që është. Dhe ky është efekti ndër më minimalët se efektet e tjera janë edhe më mizore. Se kërcënimet e tjera janë më mizore", deklaroi Berisha.

Të fundit