Flash News

Ditari i Opozitës

"Mos vini në rrezik shëndetin e ndjekësve", Basha-Ramës: Nuk marr leksione nga ai që i ka futur njerëzit në mjerim  

"Mos vini në rrezik shëndetin e ndjekësve",
Kryedemokrati Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë më parë e kritikoi për takimet elektorale, duke thënë se po vë në rrezik shëndetin e njerëzve më fanatikë në takimet elektorale. 

Nga Gjirokastra, kreu i PD në një intervistë për ABC, tha se nuk merr leksione nga Rama, i cili sipas tij e ka zhytur vendin në mjerim të dyfishtë.

Çdo aktivitet i imi ka prioritet shëndetin e njerëzve. Entuziazmi i njerëzve nuk mund të ndalet.

Ka një hipokrizi nga kundërshtari që në kohë pandemie nuk ka bërë asgjë. Dhe i ka dhënë shqiptarëve paketën më të ulët ekonomike.

Tani që shikon zemëratën e njerëzve kujtohet të bëjë të kujdesshmin. Parametrat e infektimit dhe fatalitetit janë shumë herë më të larta se në rajon.

Kjo është arsyeja pse nuk kam organizuar asnjë miting. Ata që marrin pjesë ju kërkoj të mbajnë distancë. Por nuk mund të pranoj leksione nga një njeri që i karantinoi për dy muaj i ka futur në një mjerim të dyfishtë. Kemi një plan për subvencionimin e qytetarëve të prekur nga COVID”, tha Basha.

Të fundit