Flash News

Ditari i Opozitës

“Mosbindje civile”, Berisha thirrje demokratëve: Rama do shporret në betejën finale të luftës tonë

“Mosbindje civile”, Berisha thirrje demokratëve: Rama do

Kreu i PD, Sali Berisha u ka bërë thirrje demokratëve që t’i japin përgjigje kryeministrit Edi Rama që sipas tij ka paguar 225 mijë dollarë ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal për të dëmtuar opozitën shqiptare, duke lobuar kundër saj në SHBA.

Në një konferencë për mediat, Berisha iu drejtua demokratëve duke u kërkuar mobilizim pasi kjo është beteja finale e luftës së PD. Berisha shprehet i bindur se kjo betejë do të fitohet.

“Demokratet dhe demokratë, janë momentet më solemne, më kritike, më të rëndësishme të  jetës tuaj politike. E ardhmja e PD-së, e demokracisë shqiptare do të përcaktohet nga suksesi i betejës kundër kësaj kalbësire të pashembullt, që angazhoi në shkelmim më të paimagjinueshëm, flagrant, parimi dhe interesi të Shqipërisë dhe shqiptarëve, agjenturën, mafian ruse për shkatërrimin e pluralizmit dhe demokracisë në Shqipëri.

Ne pra hymë tani në finale. Çdo luftë ka betejën finale dhe kjo që do të nisim është beteja finale në të cilën ju siguroj se ne do të fitojmë.

Edhe njëherë i kërkoj Edi Ramës në mënyrë të prerë; largohu menjëherë nga pushteti. Jep dorëheqjen se alternativë tjetër nuk ka për ty. Edhe tanket Putin të vijnë në Tiranë, nuk të mbajnë në pushtet, largohu menjëherë.

Edhe njëherë, demokratë dhe demokrate, ora është e jona, e një beteje që në do ta bëjmë me vendosmëri, guxim dhe përkushtim si asnjëherë tjetër më parë”, tha Berisha.

I pyetur se si do ta largojë Edi Ramën, Berisha tha se do të përdoren të gjitha mjetet e mos bindjes civile.

“Me të gjitha mjetet e mos bindjes civile kjo kalbësirë do të shporret nga pushteti. Ky ka kryer aktet më makabre, më të rënda. Këto janë mesazhet e mia dhe unë jam i bindur se këto burojnë nga zemra dhe mendja e çdo demokrati dhe demokrateje. Demokratët dhe shqiptarët panë qartë se si një demon pushteti, ka angazhuar nën petkun e FBI-së dhe dhe fuqisë së saj, por në fakt agjenturën ruse për shkatërrimin e forcës kryesore politike opozitare. Kam bindjen më të madhe se demokratët do ti japin atij përgjigjen e merituar.”, ta Berisha.

Të fundit