Flash News

Ditari i Opozitës

Muka: Dako betonizoi Durrësin, shkatërroi trashëgiminë kulturore

Muka: Dako betonizoi Durrësin, shkatërroi trashëgiminë

Kandidati i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ për bashkinë e Durrësit, Ardian Muka deklaron se ish kryebashkiaku Vangjush Dako shkatërroi disa vlera të qytetit bregdetar.

I ftuar në ‘Politiko’ në Top News, Muka tha se me Dakon njihet që në vogëli, ndërsa qytetit ka pësuar shkatërrime në 15 vitet e fundit.

Pjesë nga biseda:

A njiheni me Dakon?

Me zotin Dako njihem që në vogëli.

E keni mik?

Nuk mund të them sot. Jemi në një moshë, kemi bërë të njëjtin gjimnaz.

E  shkon epitetin e Berishës te ai ‘Gjush betoni’?

Për fat të keq po. Ky material në duart e gabuara bën atë që ka ndodhur në Durrës, është shkatërruar trashëgimia kulturore. Shkatërrimi qytetit i ka ardhur 15 vitet e fundit.  Ka shpëtim që me ndërhyrje specifike bëhet rikuperim.

A do fitonit apo do humbnit nëse do prishnit brezin e parë të pallateve në det?

Ai zhvillim në plazh në Golem e zona e Plepave do ndërhyrje radikale. Kur në Durrës zhvillohet turizmi, do shihni që do jetë iniciativa private që kërkon ndryshimin.

 

Të fundit