All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

"Mund të mos jem në listë", Berisha komenton deklaratën e Ramës: Po lufton për mbijetesën pas 11 majit

All - Paragraf - 1

"Mund të mos jem në listë", Berisha komenton

Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama i cili tha se mund të mos jetë pjesë e listave të PS, në zgjedhjet e 11 majit.

All - Paragraf - 3

Berisha u shpreh se Rama po lufto të sigurojë mbijetesën pas zgjedhjeve parlamentare.

“Do jetë apo nuk do jetë në listën e kandidatëve, atë e përcakton. Po se ku do të jetë pas 11 majit, atë e përcaktojnë shqiptarët, dhe shqiptarët ia kanë pre biletën atij. Edi Rama po lufton për mbijetesë pas 11 majit.

Shkaku i burgojes së Erion Veliajt, letra e Nesti Angonit është qeveritare dhe nuk u akuzua për gjërat më evidente publikisht siç është djegësi i Tiranës dhe 5D, sepse aty shkonte tek djegësi shkonte direkt te Rama, hoteli thuhet se është holder edhe Olsi Rama.

Ndaj edhe ai dështoi të sigurojë votat e PD dhe të bindë Sali Berishën për të shkrirë Skapin e partisë. Dështoi, bëri pëprjekje ai, edhe publike, edhe nën rrogoz, por siç kam deklaruar dhe siç jam betuar nuk do i bashkoj kurrë votat me të, pasi asnjë hap nuk do mund të bëhet pa Komisionin e Venecias, i cili nuk do të jetë vetëm arbitri, por do të jetë institucioni që do të trajtojë problemet e Reformës në Drejtësi.

Kjo është e gjitha. Ka hallin shumë të madh ai, sepse ai mendonte meqënëse Sali Berisha është akuzuar padrejtësisht, tani në akt hakmarrjeje do të pranojë të votojë për shkrirjen e Skapit. Por kjo nuk mund të ndodhte, e kalkuloi gabim. I llogariti gabim hesapet, dhe mbeti duarbosh”, tha Berisha.

Të fundit