Flash News

Ditari i Opozitës

Mungesa e urdhër-arrestit për Josifin/ Berisha: SKAP, organ i kontrolluar totalisht nga Rama

Mungesa e urdhër-arrestit për Josifin/ Berisha: SKAP, organ i

Kreu i PD-së Sali Berisha, është shprehur se SPAK është një organ i kontrolluar totalisht nga klani mafioz Rama.

Këtë e konfirmon akoma dhe më shumë, mungesa e një urdhër-arresti për ish këshilltarin e Xhaçkës, shprehet Berisha nga selia blu.

“Kjo është një nga skemat më të mëdha piramidale. 2.4 miliardë euro. E realizuar në pjesë palcore në Shqipëri nga shqiptarët.

Në një kohë kur policia dhe tatimorët suleshin ndaj call-centerave, punonjësit e këëtyre qendrave rekrutoheshin dhe arritën deri në 600 punonjës nën komandën e Olsi Ramës dhe Amant Josifit.

Që prokuroria shqiptare të mos lëshojë urdhër-arresti ndaj një shqiptari, që zhvillonte aktivitet të tmerrshëm kriminal në Shqipëri ndaj vendeve të tjera, kjo përbën një nënshtrim dhe poshtërim kriminal të saj.

E kuptoni? Ç’më duhet mua pse shqiptarët vjedhin spanjollët? Kjo vetëm e vetëm pse këtu ishte Olsi Rama.

Kjo e damkos SKAP-in si një organ të kontrolluar totalisht nga klani mafioz Rama. Kemi vështirësi me Dubain, thoshte Dumani, po Spanja pse nuk kishte vështirësi?

Se ti nuk ke lëshuar asnjë urdhër-arresti për Amant Josifin. Kjo fakton karakterin e turpshëm politik të këtij institucioni. Si e justifikon kjo prokurori, mos-lëshimin e urdhër-arrestit?

Akti është po kaq i rëndë sa akti ndaj McGonigal. McGonigal, i cili së shpejti do flasë, u instalua në Shqipëri me Agron Nezën dhe Dorian Duçkën dhe vendosën një sistem gjobash ndaj biznesmenëve, dhe prokurorisë shqiptare nuk i duhej gjë se ai është mik i Edi Ramës.

Ka shtet më mafioz se ky? Drejtësia rri duarkryq për shkak të Edi Ramës.”

Të fundit