Flash News

Ditari i Opozitës

Mustafaj: Basha i vonuar, por nuk e humb besimin për një mundësi paqeje me Berishën

Mustafaj: Basha i vonuar, por nuk e humb besimin për një mundësi

Besnik Mustafaj, një nga themeluesit e PD ka komentuar krizën në të cilën është përfshirë prej muajsh Partia Demokratike.

Në një intervistë në emisionin ‘Politiko’ me Alfred Lelën në Top News, Mustafaj thotë se Kuvendi i thirrur nga Lulzim Basha nuk është politik.

Nuk e kam kuptuar 18. nuk na ka përgatitur ne. Që ka krizë të thellë në PD e sheh edhe bufi, i vetmi që nuk e pranon që ka krizë është Basha. Kjo e bën atë që ligjërimi i tij politik të mbështetet në teknikalitete, jo statuti, procedura, firmat... Kriza është politike dhe zgjidhet me analizë e vendime politike. Ai po bën kuvend që nuk është politik”, tha Mustafaj.

I pyetur për një mundësi paqeje Basha- Berisha, Mustafaj thotë se nuk e humb besimin, referuar përvojës së tij si diplomat.

“Kam qenë 20 vjet në marrëdhënie ndërkombëtare. Gjithmonë ekziston një mundësia e një ristartimi ndryshe e cila do qasje e zgjidhje.

Nuk e humb besimin, ajo cka më bën të them jo është se Basha sidomos është i vonuar, duhet të përgjigjet në një lëvizje të filluar. Nga shtatori Berisha ka punuar me foltoren. Basha i ka shërbyer kakofonisë. Nuk ndjek ritmin e imponuar nga delegatët që kanë kërkuar kuvendin e 11 dhjetorit”, tha Mustafaj.

Të fundit