Flash News

Ditari i Opozitës

Mziu reagon pas shpërthimit me eksploziv në banesën e tij: Hakmarrje politike

Mziu reagon pas shpërthimit me eksploziv në banesën e tij:

Deputeti demokrat Xhelal Mziu e ka cilësuar si një akt hakmarrjeje politike shpërthimin me eksploziv të ndodhur në banesën e tij në Kodër-Kamëz.

Ai është shprehur se nuk ka konflik me asnjë person  dhe fatmirësisht pati vetëm dëme materiale.

Xhelal Mziu: Mbrëmë rreth orës 1 pa 5 pranë shtëpisë time në Kodër Kamëz, pati një shpërthim eksplozivi, falë zotit nuk pati dëmtime në njerëz. Isha unë me familjet.

E kanë dëgjuar këtë shpërthim. Pati dëme materiale, por jam i gëzuar që nuk pati dëme në njerëz. Nuk kam asnjë konflikti me askënd. Nuk kam asnjë borxh ndaj askujt.

E shoh këtë si një akt politik, është sinjal për të treguar që nuk mundet të sillesh apo të reagosh ndaj kësaj qeverie krimi dhe korrupsioni. Përvecse hakmarrje politike, nuk mund ta konsideroj asgjë.

Të fundit