Flash News

Ditari i Opozitës

Mziu reagon sërish pas shpërthimit në banesë: Tritoli i mafies politike nuk na ndal, nuk tërhiqemi!

Mziu reagon sërish pas shpërthimit në banesë: Tritoli i

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka reaguar sërish pas shpërthimit me tritol të ndodhur në shtëpinë e tij, në orët e para të ditës së sotme.

Në një reagim në rrjetet sociale, Mziu thotë se ky nuk është thjesht sulm ndaj tij, por një mesazh politik i errët, sipas tij, për t’i mbyllur gojën.

“Tritoli i mafies politike nuk na ndal! Sot u vendos tritol në shtëpinë time. Ky nuk është thjesht sulm ndaj meje, por një mesazh politik i errët, një akt frike i mafies së pushtetit ndaj fjalës së lirë.

Ata mendojnë se me tritol do të na mbyllin gojën, por gabojnë rëndë! Ne nuk trembemi, nuk tërhiqemi, përkundrazi, ky krim na forcon edhe më shumë në betejën për të vërtetën dhe drejtësinë. Opozita dhe Shqipëria nuk do të gjunjëzohen përballë krimit dhe korrupsionit!”, shkruan deputeti demokrat.

Të fundit