Flash News

Ditari i Opozitës

“Na votoni, t’iu bëjmë vaksinën”/ Denoncimi i Vokshit: Zyrat e Manastirliut rri hapur pas orës 20:00

“Na votoni, t’iu bëjmë vaksinën”/ Denoncimi i

Drejtuesja politike e PD-së në Qarkun e Tiranës dhe njëherësh kandidatja për deputete, Albana Vokshi denoncon se zyra e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu së bashku me stafin e saj, rrinë hapur edhe pas orës 20:00, kur vendi hyn karantinë. Sipas saj, ata telefonojnë qytetarët dhe iu thonë se “na jepni votë, që t’iu bëjmë vaksinën”.

Ndërsa kritikave të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama për grumbullimet në fushatën elektorale të PD, Vokshi iu përgjigj ashpër duke nxjerrë foto të pensionistëve, urbanet dhe shkollat.

“Po këto pensionistë, duke pritur për të marrë pensionin. Shkoni shihni në shkolla, në urbane, ku janë institucionet? Rama i la qytetarët në mjerim, në braktisje totale, duke mos i ndihmuar në ditët e tyre mtë vështira të pandemisë. Të mos flasim pastaj për indikatorët e Shqipërisë në lidhje me pandeminë, që janë më të përkeqësuarit në gjithë botnë. Këtu flas për incidencën, që shkon deri në 30%, numrin e personave që hospitalizohen, që është shumë herë më i vogël se ata që kanë nevojë. Po vaksinat pse vijnë vetëm 2-3 javë para fushatës zgjedhore? Ne kemi ngritur zërin që duhet të vinin vaksina, që kur filluan gjithë vendet e rajonit që të bënin kontrata e marrëveshje për vaksinat. Ndërsa Rama rrinte dhe priste të dilte në aeroport e të merrte kutitë e vaksinave për t’i shfrytëzuar. Po shfrytëzohet pandemia për fushatë elektorale dhe kjo është shkelje. Është shkelje që nga stafi i Manastirliut merren në telefon dhe iu thuhet ‘na jepni votën, t’iu bëjmë vaksinën’. E kam të denoncuar këtë, le ta vërtetojë Prokuroria. Qytetarët shqiptarë duan ndryshimin. Do dalin, do ta presin Lulzim Bashën, sepse është e vetmja shpresë për të pasur një qeverisje që nuk punon për vete, por për qytetarët. Pas orës 20:00, kur të gjithë qytetarët futen në shtëpi, zyra me njerëzit e Manastirliut është e hapur” tha Vokshi në News24

Të fundit