Flash News

Ditari i Opozitës

“Nafta "online" furnizim i demagogjisë dhe mashtrimit", ish-Ministri i Bujqësisë 'këshillë' qeverisë: Jepuani para në dorë!

“Nafta "online" furnizim i demagogjisë dhe

LSI ka reaguar pas vendimit të qeverisë për uljen e çmimit të karburantit, heqjen e akcizës së naftës dhe taksës së qarkullimit për fermerët nga 2021-shi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti është shprehur se: “Nafta "online" furnizon vetëm demagogjinë dhe mashtrimin ndaj fermerit!”

Panariti këshillon qeverinë që të mos u humbas kohë fermerëve me pagesa on-line, por t’i paguaj ata direkt me para në dorë për harxhet e naftës për punët në bujqësi.

“Matuni sipërfaqet, e punuara dhe të mbjella dhe jepuni paratë e akcizës, taksave për çdo dynym toke”, shprehet Panariti.

“Nafta "online" furnizon vetëm demagogjinë dhe mashtrimin ndaj fermerit!

Fermerët nuk mashtrohen më nga tallja me "naftën" e lirë të pusetave të platformave online, sepse ata e kanë blerë tashmë naftën që u duhet sa frëngu pulën me 160 lek litrin. Sepse ata kanë ditë që i kanë filluar plugimet, diskimet, frezimet e tokave për ti bërë gati për mbjellje.

Dhe nuk do presin sofizmat me platforma dhe aplikime, sepse u "digjen" të mbjellat pasi koha nuk pret.
Shkoni dhe shihni, se si po punohen tokat me naftën më të shtrenjtë në rajon!

Shkoni dhe shihni se si do të ngrohen serat këtë dimër me naftën që shitet me çmim sa në Zvicër.
Paguani direkt me para në dorë fermerët për harxhet e naftës për punët në Bujqësi.

Matuni sipërfaqet, e punuara dhe të mbjella dhe jepuni paratë e akcizës, taksave për çdo dynym toke”, shkruan Panariti.

Të fundit