Flash News

Ditari i Opozitës

Ndalimi i të dhënave në TIMS, Basha ‘ultimatum’ Gledis Nanos: Ke afat deri të hënën t’i dorëzosh

Ndalimi i të dhënave në TIMS, Basha ‘ultimatum’

Teksa afera e inceneratorëve është nën hetimin e komisionit, kreu i PD i ka bërë këtë herë thirrje drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano të dorëzojë të dhënat e sistemit TIMS, për të cilën komisioni ka dorëzuare një kërkesë.

Basha iu drejtua Nanos duke i thënë se ndalimi i informacioneve që merren nga TIMS për lëvizjen e personave është bërë me urdhër politik. AI i la afat deri të hënën drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, për të paraqitur të dhënat e kërkuara nga komisioni.

“I bëj thirrje Gledis Nanos, Policia e Shtetit nuk mund të mohojë informacionin e lëvizjes së personave, për të cilët është bërë kërkesa. Ja bëj këtë kërkesë, nga informacionet e ardhura nga PD, se ndalimi i raportimit të të dhënave të sistemit TIMS nuk është bërë me urdhër të Nanos, por me urdhër politik nga lart. Nuk ka lart, kur vjen puna te zbatimi i ligjit. Ndaj, z. Gledis Nano i bëj thirrje që brenda ditës së hënë të japë të dhënat, se si ministër i Brendshëm, që kam kontribuar në instalimin e sistemit TIMS, e di sa e lehtë është t’i kthehet përgjigje komisionit hetimor nëse këta persona kanë udhëtuar së bashku dhe sa herë. I kujtoj Nanos se mosbashkëpunimi i Policisë së Shtetit me komisionin përbën jo vetëm vepër penale”, deklaroi Basha.

Të fundit