Flash News

Ditari i Opozitës

“Ndarja do të jetë gjëja më e shëmtuar”, Mediu ka një propozim për Bashën dhe Berishën

“Ndarja do të jetë gjëja më e shëmtuar”,

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, e sheh PD-në e bashkuar si të vetmen zgjidhje për 6 Marsin, datën kur do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit.

Për RTV Ora, Mediu tha se ndarja mund t’i shërbejë si sukses vetëm një grupimi të caktuar por që do të dëmtojë pluralizmin.

“Një PD e bashkuar është e vetmja mënyrë për tu përballur me regjimin dhe problemet që ka Shqipëria sot. Çdo ndarje mua më duket si një sukses i momenti për një grup të caktuar njerëzit, por do të jetë në dëm të pluralizmit, opozitës dhe të ardhmes së Shqipërisë. Prandaj gjëja më e mirë që mund të ndodhë është t'i japim mundësi qytetarëve të 6 bashkive ku janë zgjedhjet që ta të zgjedhin kush është kandidati i tyre preferencial i opozitës”, tha Mediu.

Ai vlerësoi se opozita duhet t’i tejkalojë debatet, duke marrë parasysh këtu situatën në PD. “Opozita duhet të jetë e bashkuar për tu përballuar me këtë realitet. Debatet duhen tejkaluar në shërbim të interesave të të djathtëve dhe qytetarëve shqiptarë. Nuk është hera e parë që brenda PD ka pasur debate dhe konflikte sipas tij, dhe zgjidhja më e mirë është biseda për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Ndarja do të jetë gjëja më e shëmtuar e cila nuk i sjell kredo asnjërës palë”, u shpreh Mediu.

Mediu tha se i ka propozuar si alternativë edhe Bashës edhe Berishës, pikërisht bashkimin e opozitës në një. “Unë ja kam propozuar këtë të dyja palëve sepse dua që të jenë bashkë në PD dhe këtë mendim e kam thënë dhe publikisht. E mbështes si rrugën e vetme për të kapërcyer këtë situatë. Pas 25 prillit ka pasur një ngurtësim të aleatëve me opozitën”, shtoi Mediu.

Të fundit