Flash News

Ditari i Opozitës

Ndarja nga jeta e ish-deputetit të PD-së, Basha: Partia Demokratike humbi ekspertin dhe politikanin e rrallë

Ndarja nga jeta e ish-deputetit të PD-së, Basha: Partia Demokratike
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta në moshën 70-vjeçare të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Bedri Çollaku. Ky i fundit ndërroi jetë një ditë më parë nga Covid-19.

Basha thotë se me vdekjen e tij ka humbur një njeri i mirë, një ekspert i shquar i sistemit bankar, dukenënvizuar se PD ka humbur një prej politikanëve seriozë dhe të rallë.

Përmes një postimi në Facebook, lideri i opozitës shkruan se:“Mësova me hidhërim ndarjen nga jeta të Bedri Çollakut, ish-deputetit të Partisë Demokratike dhe ekspertit të njohur të sistemit bankar. Shpreh ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes Virgjinushit, vajzës Genta dhe djalit Erionit. Në këtë ditë të vështirë të humbjes së bashkëshortit të dashur, babait të rrallë dhe të përkushtuar, jemi pranë tyre me mendimin dhe lutjet tona”.

Të fundit