Flash News

Ditari i Opozitës

"Ndërhyri në fushatë", Basha i përgjigjet Ramës: I habitshëm nervozizmi, unë dhe shqiptarët e kemi përcaktuar rrugën

"Ndërhyri në fushatë", Basha i përgjigjet

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Rama, i cili tha se komisionerja e BE-së Mariya Gabriel ndërhyri në fushatën elektorale pas tryezës së diskutimit për arsimin me kryedemokratin.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Basha e konsideron të habitshëm nervozizmin e kreut të qeverisë, teksa nga ana tjetër e garanton Ramën se ai dhe PD e kanë përcaktuar rrugën që në dhjetor të ’90 dhe ajo të çon në Europë.

"I habitshëm nervozizmi i Rames. Unë, PD dhe shqiptarët e kemi përcaktuar rrugën tonë që në dhjetorin ‘90: ajo është rruga që të çon në Europë. Sot të gjithë e kuptojnë se pa u afruar me BE, Shqipëria nuk do të mund të bëjë përpara. Për 8 vjet, jo vetëm që Rama nuk bëri asgjë për ta afruar integrimin, por ai bëri hapa prapa. Unë jam i vendosur të bëj gjithçka për të ecur përpara me integrimin europian, për të sjellë ndryshimin e vërtetë, arsim cilësor dhe punësim dinjitoz për shqiptarët këtu në Shqipëri. Mirënjohje BE, KE për ndihmën e pakursyer që i kanë dhënë dhe do t'i japin vendit tonë." shkruan Basha.

Të fundit