Flash News

Ditari i Opozitës

Ndjesa e Ramës për Gonzaton, Bardhi: T’i kërkojë falje shqiptarëve që u vodhi 50 mln euro

Ndjesa e Ramës për Gonzaton, Bardhi: T’i kërkojë falje

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas kritikave ndaj kryedemokratit Sali Berisha për deklaratat ndaj ambasadorit të BE në Shqipëri dhe ndjesës së kryeministrit Edi Rama ndaj Marta Kos. 

Bardhi shkruan në rrjetet sociale se Rama duhet t’i kërkojë falje shqiptarëve për 50 mln euro.

 “NDJESA E MUNGUAR

U kërkoj ndjesë shqiptarëve që vetëm me aferën e Tunelit të Llogarasë u mora nga xhepat e tyre 50 milionë euro.

Edi Rama. U kërkoj ndjesë bizneseve shqiptare, europiane dhe amerikane që i lodh dhe u shpenzoj kohë e para me gara fiktive dhe të paracaktuara.

Edi Rama. U kërkoj ndjesë shqiptarëve për avokatnë e të pandehurës B€linda. Këtë ndjesë presin shqiptarët nga Edi Rama, jo keqpërdorimin e Ambasadorit të BE-së për mbrojtje politike. Sa për Partinë Demokratike, kjo as ka ndodhur, as do të ndodhë ndonjëherë. Ambasadori i BE-së, z. Silvio Gonzato, ka respektin dhe vlerësimin tonë të plotë

Ambasadori Gonzato nuk ka asnjë nevojë për asnjë mbrojtje, veçanërisht të përfaqësuesve të krimit të organizuar në Kuvend. Duke keqpërdorur dhe keqlexuar një deklaratë në përgjigje të interesit të medias mbi qëndrimin e Ambasadorit të BE, Edi Rama po tenton edhe njëherë, me shpifje dhe sajesa të sulmojë opozitën në Kuvend, ta përjashtojë, ta izolojë.”, shkruan Bardhi.

Të fundit