Flash News

Ditari i Opozitës

Ndryshimet Kushtetuese të 2008-ës, Berisha: Jam gati që të ndryshojmë sistemin zgjedhor

Ndryshimet Kushtetuese të 2008-ës, Berisha: Jam gati që të

Kryedemokrati, Sali Berisha ka rikthyer në vëmendje ndryshimet Kushtetuese të bëra në vitin 2008.

I ftuar në A2 CNN, Berisha tha se është plotësisht gati që të ndryshojë sistemin zgjedhor, duke theksuar se nuk ka asnjë kundërshtim për të bërë ndryshime në Kushtetutë.

 “Jam plotësisht dakord, le të ndryshoj që nesër sistemi zgjedhor. Nuk kam kundërshtime, edhe neni i Kushtetutës. Kur e ka pranuar Edi Rama këtë ka qenë në opozitë dhe dje në mbledhje jam shprehur se jam dakord nëse vendoset për të ndryshuar sistemi zgjedhor, nëse vendoset për të ndryshuar nene të Kushtetutës të vendosura në 2008, le t’i ndryshojmë”, tha Berisha.

Një nga ndryshimet Kushtetuese të 2008 ka plotfuqia që iu dha kryeministrit, pasi askush nuk mund ta shkarkonte. Berisha shprehet se është i gatshëm edhe për ta ndryshuar këtë nen.

“Sa i përket ndryshimeve të neneve për mocionit, unë jam dakord, bashkoj votat me cilin do që dëshiron t’i ndryshojë”, tha Berisha.

Të fundit