Flash News

Ditari i Opozitës

Ndryshimet në kabinetin qeveritar, Vasili: Do të prodhojnë keqqeverisje, Rama promovon hajdutët

Ndryshimet në kabinetin qeveritar, Vasili: Do të prodhojnë

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka komentuar ndryshimet e kryeministrit Edi Rama në kabinetin qeveritar.

I ftuar në studion e Faxneës, Vasili tha se qeveria Rama është një qeveri që simbolizon grabitje dhe korrupsion. Sipas tij, edhe ndryshimet e fundit të bëra nga Rama do të prodhojnë keqqeverisje.

“Nuk e meritojnë vëmendjen time, një furtunë në gotë, janë fishekzjarre. Është nje qeveri që simbolizon grabitje, korrupsion. Janë ndryshime që prodhojnë keqqeverisjen, prodhojnë lajme një ri më i zi se tjetri.

Ne nuk kemi qeveri, kemi një kryesekser dhe disa nënpunësa. Ky promovon hajdutet e radhës dhe pastaj ti shes, ata e dinë që do përdoren nga Edi Rama.  Është një qeveri e konsumuar, shkatërruar.

Perse Edi Rama emeron në vazhdimësi vetëm hajdutë? Nuk ka punë me SPAK që ta bëj sikur e inkurajon. Drejtësia është pushtet i pavarur. Rama ka detyrën politike që të qeveris duke respektuar ligjin. SPAK është shumë mbrapa. Duhet të kritikohet. I pari atje duhet të jetë Edi Rama basghkë me Veliaj. Qeveria e tij është një qeveri hajdutësh dhe të inkrimunaur deri në fyt”, tha Vasili.

Të fundit