Flash News

Ditari i Opozitës

Ndryshimet në ligjin për komisionet, Baçi: PS duhet të japë llogari

Ndryshimet në ligjin për komisionet, Baçi: PS duhet të

Deputeti demokrat Luan Baçi tha se mazhoranca me ndryshimet e fundit të propozuara përligin e komisioneve hetimore, ka shkelur ligjin.

I ftuar në Euronews Albania, Baçi tha se socialistët duhet të japin llogari pse e kanë bllokuar deri tani dhe nuk kanë pranuar kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve parlamentare.

“Këta duhet të japin llogari përpara opinionit publik, qytetarëve, çdo ligji dhe rregulloreje pse e kanë bllokuar deri tani, pa pasur asnjë lloj fakti dhe argumenti si ta kundërshtojnë. Rregullorja e përcakton, 35 deputetë po të firmosin komisioni hetimor parlamentar duhet të ngrihet menjëherë nga Kuvendi,” u shpreh Baçi.

Të fundit