Flash News

Ditari i Opozitës

Ndryshimet në qeveri, Meta: Qeverisje e kalbur! Hiq Lenën e vër Prenën

Ndryshimet në qeveri, Meta: Qeverisje e kalbur! Hiq Lenën e vër

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta komentoi ndryshimet në kabinetin qeveritar.

Në një prononcim për mediat teksa mori pjesë në aktivitetin e PD ku u publikuar” libri i zi” për krimet elektorale të 14 majit, Meta tha se qeveria do shkojë gjithnjë e më keq pasi është e kalbur që në themele dhe e bazuar në korrupsion.

Hiq lenën e vër prenën, gjithnjë e më rëndë do shkojë një qeverisje e kalbur në themelet e saj që bazohet vetëm arrogancë shtypje, përjashtim dhe në një korrupsion skizofrenik”, u shpreh Meta.

Aksioni në Parlament e unifikon opozitën, kjo është çështje vullneti dhe jo negociatash. Opozita ka pasur mundësitë që të jetë më e bashkuar. Por s’ka ngelur shqiptar që se di se i gjithë shteti është organizuar që të 4 vite të punoj për të tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve. Të gjithë shqiptarët e kanë nga një patronazhist”, shtoi ai.

Të fundit