Flash News

Ditari i Opozitës

Ndryshimet në statutin e PD/ Komisioni shqyrton sot propozimet e Bashës, Harxhit dhe Kadillit

Ndryshimet në statutin e PD/ Komisioni shqyrton sot propozimet e

Sot në orën 11.00 do të mblidhet Komisioni i Përhershëm Statutor, ku do diskutohen propozimet që janë depozituar për ndryshime në statutin e Partisë Demokratike. Kryedemokrati Lulzim Basha dhe ish-kandidatët për kryetar Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi kanë propozuar disa ndryshime statuore.

Afati i fundit për depozitimin e propozimeve ka qenë ditën e djeshme. Ndërkohë të enjten do të mblidhet Kryesia e PD, ku do të diskutohet për Këshillin e ri Kombëtar dhe analizën e zgjedhjeve të 25 prillit.

“Të mërkurën, datë 14.07.2021, orën 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Komisionit të Përhershëm Statutor, për të shprehur mendimin e tij për propozimet që do të vijnë deri të martën, datë 13.07.2021, nga anëtarë të Komisionit, anëtar të Kryesisë, Kryetari i Partisë, anëtar të Këshillit Kombëtar, apo strukturat lokale të Partisë”, bëri me dije disa ditë më parë selia blu.

 

Të fundit