Flash News

Ditari i Opozitës

Nebiaj: Rama bullist dhe arrogant, në çdo debat ofendon e komplekson individët që ka përballë

Nebiaj: Rama bullist dhe arrogant, në çdo debat ofendon e komplekson

 

Në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, kandidatja për deputete e PD-së në Tiranë, Oriela Nebiaj u shpreh se Rama është bullist dhe arrogant, në çdo debat ofendon dhe komplekson individët që ka përballë.

Nebiaj: Kryeministri në fuqi edhe për pak kohë, është i keq sidomos për mënyrën dhe arrogancën se si i është drejtuar jo vetëm grave, por edhe të gjithë qytetarëve. Këtë e ka shprehur jo vetëm si demagog, por edhe në vendimet që ka ndërmarrë.

Nuk mendoj se do të ketë trysni dhe presion në raport me të, sepse në këtë fushatë e kam parë nën presion. Në fakt Rama më shumë se sa për të qeshur të bën për të qarë. Ai është bullist dhe arrogant, në çdo debat ofendon dhe komplekson individët që ka përballë.

Me heret, Nebiaj u shpreh e sigurt se PD merr 18 deputetë në Tiranë dhe ajo do të jetë një prej tyre në kuvendin e ardhshëm.

Nebiaj: Pa diskutim që PD i merr 18 deputetë në Tiranë dhe unë do të jem deputete në kuvendin e ardhshëm, jam e lumtur që qytetarët e Tiranë se kanë mirëpritur kandidaturën time. Unë nuk kam reshturi së trokituri në derë dhe kam takuar zotërinj të nderuar.

Ata janë shpresëplotë dhe dashamirës lidhur me mua që të më shohin në kuvend dhe kam besim te kjo. Besoj se këtë herë do të kemi një kuvend më të mirë.

Të fundit