Flash News

Ditari i Opozitës

Negociatat Berisha-Bardhi, Korreshi: Jam për një opozitë të bashkuar

Negociatat Berisha-Bardhi, Korreshi: Jam për një opozitë të

Kreu i PD, Sali Berisha në një konference me gazetarët deklaroi sot se do të negociojë me Gazment Bardhin për bashkimin e grupit parlamentar të PD-së.

Ai shtoi se grupi është i hapur për diskutime veç Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashës.

Sakaq, nesër Lulzim Basha mbledh Kuvendin Kombëtar.

Deputeti i PD, Saimir Korreshi i ftuar në studion e FaxNews tha se përçarja e PD-së, ka marrë më shumë vëmendje mediatike se sa shumë afera dhe skandale të mazhorancës.

Sakaq, lidhur me deklaratën e Berishës se ka negociata me Bardhin për bashkimin e opozitës, ai theksoi se është lajm i mirë dhe se dëshira e treguar nga palët për bashkim është për tu vlerësuar.

“Unë e kam bërë shumë të qartë se ku qëndrojë në  mesin gjithë përçarjes në PD. Njëri thotë ne kemi vulën, tjetrin e selinë e tjetri siglën. Për të mos i ngelur qefin asnjërit, i kemi marrë të gjithëve ndonjë gjë. Ama legjitimitet nuk besoju se s’ka asnjëri prej grupeve. Situata e krijuar është sa për të qeshur aq edhe për të qarë.

Atë çfarë lamë dy tre javët e fundit të korrikut, ku ka ardhur pak era opozitë, kërkojmë ta vazhdojmë jo vetëm për militantët por edhe për të përcjell mesazhin se kjo është opozita dhe se armiku jonë i përbashkët është Edi Rama dhe jo njëri-tjetri. Fokusin e ka marrë më shumë përçarja e PD, sesa aferat dhe skandalet e mazhorancës. Nisma për bashkimin e opozitës ka ardhur na shumë deputetë, kjo pasi ndihet trysnia dhe presioni politik. Lidhur me këto bisedime në dijeninë time bëhet fjalë vetëm për grupin parlamentar, ndaj dhe negociatat duhet të vazhdojnë.

Ky është një hap i mirë, ajo çka kemi kërkuar ne grupi i ‘mesit’ , nuk kemi kërkuar vetëm pasjen e një kryetari, po edhe rikthimin e besimit te militantët dhe elektorati gri. Unë jam për një PD gjithëpërfshirëse dhe të bashkuar. Është një nismë e mire, unë e kam thënë që Berisha po mban peng bashkimin, në sensin se është figura dominante dhe aktori kryesor i PD-së”, tha Korreshi.

 

Të fundit