Flash News

Ditari i Opozitës

Negociatat me Bashën/ Berisha tregon bisedën me ish-eurodeputetin: Në SHBA dhe Bruksel ka një problem, je i vjetër për këtë detyrë

Negociatat me Bashën/ Berisha tregon bisedën me ish-eurodeputetin:

Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur nëse ka negociata mes tij dhe kryedemokratit Lulzim Basha. Ai i ka mohuar negociatat, ndërsa ka treguar bisedën që zhvilloi me ish-eurodeputeti, Elmar Brok, i cili erdhi në Tiranë dy ditë më parë, vizitë e cila u përkthye si tentativë për të bashkuar PD-në.

Berisha tregoi për “Kjo Javë” se Brok i kishtë thënë se në SHBA dhe në Bruksel e shohin me shqetësim këtë situatë, me arsyetimin se ish-kryeministri është i vjetër për të rimarrë drejtimin e PD-së.

Berisha u shpreh se nuk e pranoi argumentin e Brok, duke theksuar se SHBA-të dhe vendet e tjera i drejtojnë moshatarët e tij. Gjithashtu theksoi se nuk pranon ndërhyrje sa i përket kandidimit për drejtimin e PD-së.

“Gjithçka vendoset nga vota e lirë. Basha është i shkarkuar. Duke deklaruar këtë kam thënë që ai nuk është i përjashtuar nga PD, ai do të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD-së. Nuk ka pasur negociator apo ndërmjetës. Ka pasur një zhvillim, një personaliteti i PE-së, mik i imi që ka bashkëpunuar me Bashën, erdhi në Tiranë dhe unë kam shpjeguar atë çka ai më tha.

Më tepër mund të them këtë, më thotë ai Sali në SHBA dhe Bruksel ka një problem se Berisha është në moshë për këtë detyrë. Përgjigja ime ishte kjo: Rikthimi nuk ndodh pse duan 100 vetë dhe asnjë nuk rikthehet dot. Rikthimi është një proces kompleks, ka të bëjë me një sërë faktorësh.

Së dyti, vetë fakti që mund të mendojë se kush duhet ose jo, të jetë kryetar i PD-së më bën mua të mendoj për të kandiduar dhe për të mos pranuar asnjë ndërhyrje për cilindo për të përcaktuar se kush do të kandidojë. Në Uashington nuk mund të thotë ndokush për moshën e Berishës, kur SHBA-të e drejtojnë ata që kanë moshën e Berishës", tha Berisha.

 

Të fundit