Flash News

E-TJERA

Nën akuzë për Gërdecin, Mediu flet nga SPAK: E motivuar politikisht, pa asnjë provë shtesë

Nën akuzë për Gërdecin, Mediu flet nga SPAK: E motivuar

Kreu i PR, Fatmir Mediu, ka dalë nga SPAK pasi iu komunikuan dy akuzat lidhur me tragjedinë e Gërdecit.

Në një intervistë për mediat, Mediu tha se iu komunikua e njëjta akuzë, ajo e “Shpërdorimit të detyrës”, që i është komunikuar edhe në vitin 2009.

Mediu tha se akuza ndaj tij është e motivuar politikisht pas anjë provë dhe dokument shtesë.

“Më është prezantuar e njëjta akuzë me të njëjtët prokurorë. Pra akuza e prokurorëve në 2009 e motivuar politkisht, është paraqitur sot pa shtuar asnjë dokument asnjë provë shtesë. Shpërdorimi i dteyrës. Kam kërkuar që në fillim që të pyetem. Asnjëherë nuk jam pyetur për 15 vite. Shpresoj të ketë mundësi të pyetem për aktet që kam firmosur. Në akuzën që është bërë, është provuar në gjykatë që urdhri i ministrit nuk ka shkaktuar problem. Çdo letër qe kam nxjerrë kanë ardhur referencat nga pjesa civile dhe ushtarake. Ajo që mu paraqit është fashikulli i dosjes së firmosur nga Prokuroria e Përgjithshme. Këtë akuzë nuk e pranoj, jam i pafajshëm, çështja e demontimit ka të bëjë me sigurinë kombëtare”, tha Mediu.

 

Të fundit