Flash News

Ditari i Opozitës

Nëse humbni do e pranoni rezultatin? Basha-gazetares nga Elbasani: I keni pyetjet e gabuara

Nëse humbni do e pranoni rezultatin? Basha-gazetares nga Elbasani: I keni

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ishte sot në Elbasan ku takoi një pjesë të mbështetësve të tij.  Basha u shpreh se “Elbasani po i prin Shqipërisë” dhe i bëri thirrje qytetarëve të votojnë masivisht.

“Kemi ditë me diell si kjo ditë të bukura si kjo të gjithë në kutitë e votimit kjo është thirrja ime për qytetarët e Elbasanit, ky diell do shndërrisë edhe në shpirtrat e tyre”, tha kryedemokrati.

I pyetur nga gazetarët, nëse do e pranojë rezultatin po humbi, Basha  tha, " I keni pyetjet e gabuara me personin e gabuar gjejeni personin e duhur për tja bërë pyetjen. Elbasani do fitojë, të gjithë masivisht drejt kutive të votimit ndaj banorëve të Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë".

Pyetje-përgjigje:

Pse keni ardhur në Elbasan?

Basha: Se e dua shumë.

Apo keni diçka tjetër për të thënë?

Basha: Po sigurisht se e dua shumë kam qen deputet i Elbasanit e falë punës që kemi bërë e kam shumë më të lehtë

Nëse humbni do e pranoni rezultatin?

Basha: I keni pyetjet e gabuara me personin e gabuar gjejeni personin e duhur për tja bërë pyetjen. Elbasani do fitojë, të gjithë masivisht drejt kutive të votimit ndaj banorëve të Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë.

Të gjithë ambasadorët kanë ardhur këtu në Elbasan dhe kanë bërë thirrje…

Basha: Zgjedhjet nuk bëhen për ambasadorët, nuk bëhen as për mua, bëhen për qytetarët, Elbasani po udhëheq me pjesëmarrje, vazhdoni masivisht vëllezër dhe motra, deri në orën 7.

A janë brenda pritshmërive tuaja, pjesëmarrja në votime deri tani?

Basha: Elbasani duket se po i prin Shqipërisë, dhe unë jam këtu për të shijuar këtë kohë të bukur me miqtë e e mi për t’i bërë thirrje çdo qytetari masivisht drejt kutive, kjo është dita juaj, është shansi juaj.

 

Të fundit