Flash News

Ditari i Opozitës

"Nesër beteja për integrimin", Berisha paralajmëron mesazh të fortë për Ramën

"Nesër beteja për integrimin", Berisha paralajmëron

Nesër, opozita do të mbajë protestën kombëtare të radhës, në orën 17:00.

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se nesër, është beteja për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe një mesazh për Edi Ramën.

Berisha tah se shqiptarët nuk do të lejojnë që një “organizatë kriminale t’iu mbyllë rrugën drejt Evropës, t’iu asgjësojë drejtësinë, shtetin ligjor, Kushtëtutën”.

“Programi ynë ka qëllimin më madhor, integrimin e Shqipërisë në BE.Pas çlirimit të Kosovës, interesi ynë kombëtar, ylli ynë polar është integrimi i Shqipërisë në BE.

Tani, një bajloz i zi, një organizatë kriminale, do t’u mbyllë shqiptarëve rrugën drejt Europës. Do të asgjësojë drejtësinë, shtetin ligjor, Kushtetutën, për të mbrojtur paratë e krimit, vilat, apartamentet, kontot bankare brenda dhe jashtë.

Shqiptarë, a do pranoni ju këtë? Kurrë. Ndaj dhe nesër është beteja për integrimin e Shqipërisë në BE, për dyert e hapura të Shqipërisë. Nesër, mesazhi ynë është një dhe vetëm një, mos guxo të luash me fatin e shqiptarëve, se fatin e Enver Hoxhës do kesh edhe ti për së gjalli”, deklaroi Berisha.

 

Të fundit