Flash News

Ditari i Opozitës

Nesër zgjidhet Kryesia, Berisha mbledh sot ‘Rithemelimin’: Shqyrtojmë kandidaturat

Nesër zgjidhet Kryesia, Berisha mbledh sot ‘Rithemelimin’:

Partia Demokratike mbledh nesër Këshillin Kombëtar për të caktuar anëtarët e Kryesisë.

Në konferencën e përjavshme, kryetari i PD Sali Berisha tha se pasditen e sotme do të mblidhet Komisioni i Rithemelimit për të shqyrtuar kandidaturat, të cilat tha se nuk mund t’i bënte publike pa ia adresuar më parë komisionit.

“Sipas statutit kryetari i partisë i propozon kryesisë së partisë listën e emrave. Në këtë rast sipas vendimit të kuvendit deri në krijimin e partisë, këtë funksion e merr Rithemelimi dhe ai do të mblidhet sot pasdite për të shqyrtuar kandidaturat. Propozimet nuk i bëj dot publike derisa t’ia them komisionit”, u shpreh Berisha.

I pyetur edhe për zgjedhjen e drejtuesve të tjerë si Sekretari i Përgjithshëm apo nënkryetarët, Berisha tha se do të caktohen në një mbledhje pasuese.

“Do të vendoset por më së shumti vetëm anëtarët e Kryesisë dhe në një mbledhje pasuese do të zgjidhen drejtuesit më kryesorë Sekretari i Përgjithshëm dhe nënkryetarët”, shtoi Berisha.

Mbledhja do të mbahet në orën 11:00 në selinë qendrore të PD dhe në rend të ditës së punimeve është zgjedhja e Kryesisë së PD dhe pika të tjera që lidhen me organizimin dhe drejtimin e PD.

Të fundit