Flash News

Ditari i Opozitës

Nesër shkarkimi i Bashës? Bardhi: Nuk mund të ndodhë, ka një procedurë statutore

Nesër shkarkimi i Bashës? Bardhi: Nuk mund të ndodhë, ka

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi është shprehur i bindur se në kuvendin e nesërm të thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha, kreu aktual i PD, Lulzim Basha nuk mund të shkarkohet.

Duke folur në një konferencë me gazetarët, Bardhi tha se për shkarkimin e kryetarit ka një procedurë statutore për t’u zbatuar si mbledhja e Këshillit Kombëtar, një mocion për shkarkim i miratuar nga shumica e anëtarëve të Këshillit që i nënshtrohet për vendimmarrje Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. 

Nuk ka për të pasur shkarkim të askujt. Për Berishën, kreu i PD e ka shkarkuar që në 9 shtator për të mbrojtur interesin e demokratëve. Ka një procedurë statutore si mund të kërkohet shkarkimi i kreut të partisë. Duhet mbledhje të këshillit kombëtar, një mocion për shkarkim i miratuar nga shumica e anëtarëve të Këshillit që i nënshtrohet për vendimmarrje Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Nuk ka patur dhe nuk mund të ketë një vendimmarrje të tillë. Basha u konfirmua 3 muaj më parë”, tha Bardhi.

Të fundit