Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
Nesër vendimi/ Berisha: Asnjë hap pas kundër të vërtetës

Me SPAK-un që kërkon arrestimin e tij, me dhëndrin në të njëjta kushte dhe me djalin nën hetim, kreu i opozitës Sali Berisha ka diçka të qartë: gjithçka mund të ndodhë gjatë procesit të hapur nga drejtësia, por ai nuk do të tërhiqet nga politika.
“Kam dhënë prova që nuk bëj hap pas. Kam dëshmuar në mënyrën më të qartë se unë hapa pas për të shkelmuar të vërtetën nuk bëj kurrë.”-tha Berisha gjatë intervistës në emisionin “Pa Censurë”.
Dhe ai është i bindur në këtë rrugë të ndjekur, pavarësisht kostos shumë të madhe që po merr familja e tij.
“Kjo nuk është dëshmi e një kokëfortësie, është dëshmi e një përultësie para të vërtetës, Unë besoj se e vërteta duhet mbrojtur në çdo rrethanë dhe në çdo kohë, sepse, pas Zotit, ajo është më e madhe se çdo gjë tjetër. “- u përgjigj Berisha.
Pjesë nga intervista:
Elona Meço: Ju kam dëgjuar që keni ndryshuar qendrim për çështjen e përfshirjes në politikë të vajzës suaj Argita Malltezi. Dikur e keni refuzuar kategoriskisht përfshirjen e saj. Sot thoni jo.
Sali Berisha: Të them të vërtetën s’e kam refuzuar kurrë kategorikisht. Nuk mund ta refuzoja ashtu, sepse nuk jam patriakal në atë mënyrë që t’u them se ju nuk mund të merreni me politikë. Të dy ata, që fëmijë, janë marrë me politikë.
Elona Meço: Po, por e kam fjalën për trashëgiminë politike, për vendin e kryetarit të partisë.
Sali Berisha: Jo. E them sërish. Ata mund të garojnë si gjithë të tjerët, kjo është parti e hapur. Mund të garojnë, siç garon çdo aktivist i partisë, por në supet e babait të tyre kjo nuk mund të ndodhë.
Elona Meço: Çfarë do të thotë kjo?
Sali Berisha: Nuk mund të ndodhë, përshembull, që vajza ime të caktohet të jetë anëtare diku, apo duhet të jetë këtu apo aty. Vajza ime, po të dojë të punojë në strukturat e PD, ta propozojnë dhe e ka rrugën e hapur.
Elona Meço: Kështu thatë dikur edhe për Lulzim Bashën, por nuk ndodhi kështu. E kam fjalën për procesin zgjedhor të 2013-ës, kur ju premtuat se nuk do të mbështesnit asnjë kandidat, por favorizuat Bashën.
Sali Berisha: Absolutisht jam përpjekur të jem sa më i drejtë. U krijuan rrethana, tensione, të cilat unë përpiqesha t’i shkrija për të zhvilluar procesin, por në ato rrethana mendova se partia mund të pësonte një përçarje të madhe, po të mos ruanim disa rregulla. Unë s’kam bërë gjë tjetër, vetëm se kam ruajtur ato rregulla për të cilat palët ranë dakort. Në këtë aspekt, ishte motoja e njërit se “më mbështesin strukturat” dhe motoja e atij tjetrit se “më mbështet anëtarësia”, nuk duhet të garonin në atë formë.
Elona Meço: E kuptoj, por në fakt, kështu ndodhi.
Sali Berisha: Ndodhi, por nuk duhej.
Elona Meço: Pyetja ime kishte lidhje me Argitën. Argita, në dijëninë tuaj, do të kandidojë pas 2025-ës?
Sali Berisha: Argita do të marrë çdo vendim që të dojë, ajo është aktive në politikë çdo ditë, por mos harro se ajo është nënë e katër fëmijëve dhe duhet të bëjë edhe një paqe me ta, duhet të marrë edhe miratimin e tyre, duhet të vendosë dhe vetë, por nga unë s’ka asnjë pengesë. As ajo, as Shkëlzen Berisha nuk kanë asnjë pengesë.
Elona Meço: Shkëlzeni ka deklaruar pak ditë më parë se nuk do të përfshihet në politikë.
Sali Berisha: Atëherë atë rrugë do të ndjekë. I kam respektuar vendimet e tyre, dyert i kanë të hapura.
Elona Meço: Kjo rrugë që keni ndjekur ka patur një kosto shumë të madhe për familjen tuaj, për bashkëshorten tuaj, për vajzën, për djalin, që siç thuhet është nën hetim. Keni menduar të bëni një hap pas?
Sali Berisha: Kurrë! Unë besoj se kam dhënë prova që nuk bëj hap pas. Kam dëshmuar në mënyrën më të qartë se unë hapa pas për të shkelmuar të vërtetën nuk bëj kurrë. Kam deklaruar, kur u shpalla non grata se një fakt të vetëm, po gjetën për korrupsionin, larghem përfundimisht nga politika. Se një fakt po gjetën që fëmijët e mi, të kenë përfituar një qindarkë nga fondet publike, unë largohem. Këto të dy kanë qenë zotimet e mia. Fëmijët e mi, në raport me detyrën time, nuk mund të shkelnin ligjin e përcktuar. Nëse Rea ka fituar me dhjetëra tendera dhe nuk i ka deklaruar njerku i artë asnjë qindarkë, fëmijët e mi nuk kanë fituar kurrë asnjë tender, asnjë projekt me qeverinë dhe Sali Berisha ka deklaruar çdo të ardhur të tyre, siç është ligji i vendit.
Elona Meço: Pra asnjë hap pas, pavarësisht çfarë mund t’ju ndodhë?
Sali Berisha: Kjo nuk është dëshmi e një kokëfortësie, është dëshmi e një përultësie, përultësi para të vërtetës, sepse mund të ketë patur variante të tjera më interesante në rrafshin personal për mua, por unë qendroj për atë që besoj dhe unë besoj se e vërteta duhet mbrojtur në çdo rrethanë dhe në çdo kohë, sepse, pas Zotit, ajo është më e madhe se çdo gjë tjetër.
Elona Meço: Zoti Berisha ju falenderoj shumë për intervistën dhe uroj që kjo të mos jetë intervista juaj e fundit nga kjo zyrë, në mënyrë që t’i ushtroni të plota funksionet tuaja si lider i opozitës.
Sali Berisha: Shfrytëzoj rastin që me valët e RTSH-së t’u uroj shqiptarëve një vit të mbarë, plot shëndet, të mira në famljet e tyre dhe Shqipërisë një çlirim sa më të shpejtë nga kjo diktaturë e re që ka asgjesuar pluralizmin politik, që ka asgjesuar opozitën si funksionim dhe po shkreton Shqipërinë më shumë se çdo pushtim tjetër që ajo ka njohur në histori.
Të fundit
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14
Nis sot zyrtarisht, The Sun: Pse mund ky të jetë Botërori më i bukur në histori
11 Qershor 2026, 16:10