Flash News

Ditari i Opozitës

Nga heqja e taksës së "Rrugës së Kombit", nisja e protestave te drejtori i ri në PD, mesazhet kryesore të Berishës

Nga heqja e taksës së "Rrugës së Kombit", nisja e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbajti në mesditë një konferencë me gazetarët.

Në nisje të saj, Berisha prezantoi drejtorin e Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit të PD, gazetarin Alfred Lela.  

Sipas tij, Lela ka një karrierë të gjatë në fushën e gazetarisë dhe do drejtojë këtë sektor për të vendosur standardet më të mira të transparencës, etikës, profesionalizmit të komunikimit të PD.

Mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë

Berisha komentoi mbledhjen e përbashkët të dy qeverive Shqipëri-Kosovë sot në Prishtinë.

“Rama shkoi në Kosovë duke mos njohur dhe duke mohuar genocidin serb”, tha Berisha.

Ai deklaroi se një nga dy vendimet e para të PD në qeveri do të jetë heqja e taksës së Rrugës së Kombit.

Primaret për kryebashkiakët dhe protestat

Kryedemokrati deklaroi se vjeshta do jetë periudha e fillimit të primareve për kandidaturat për Kryetarët e Bashkive. Berisha paralajmëroi protesta ndaj qeverisë.

“Unë në një takim që zhvillova me kryetarët e degëve, kërkova një veprimtari shumëplanëshe, sepse PD nuk mund të qëndrojë në një lloj veprimtarie. Koha e thërret atë të ketë një aktivitet shumëplanësh. Protestat janë dhe mbeten në rendin e ditës të kësaj partie”, tha ai.

Çmimet

Berisha tha se vendi është në krizë, nga e cila po përfiton Edi Rama.

“Nuk janë çmime tregu këto, janë çmime të shushunjave të importuara nga koha e komunizmit, që asgjësojnë institucionet ligjore të ngarkuara për t’i dhënë përgjigje spekulimet. Kjo sepse Edi Rama me njerëzit e tij janë përfituesit kryesorë të rritjes së çmimeve,” tha ai.

‘Alibeaj, fasadë e Ramës’

Kryetari i PD, Berisha deklaroi se Enkelejd Alibeaj me pseudo-opozitën që po bën, po kthehet në fasadë të Ramës në Reformën Territoriale dhe Reformën Zgjedhore.

Gaz Bardhi në prokurori?

Pasi u pyet nga gazetarët Berisha deklaroi se përgjegjësi kryesor për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në fushatën elektorale në Elbasan, është Taulant Balla, i cili duhet të thirret nga SPAK. 

“Komenti i vetëm është që autor kryesor politik i ngjarjes është Taulant Balla dhe kjo është shumë evidente. Unë në parlament jam shprehur që të dy ata janë përgjegjës politik për ngjarjen. Por të thërrasësh Gaz Bardhin pa thirrur Taulant Ballën, nuk bën gjë tjetër vetëm prodhon SKAP-in e partisë. Sepse Taulant Balla nxori njerëzit me karta dhe lista votimi duke shpërndarë paratë.  Unë nuk jam për hetime të njëanshme. Unë jam për hetime të vërteta. Nuk mund të pranoj hetimin e njëanshëm, nuk mund të jetë njëri mbi ligjin dhe tjetri mbi ligjin”, tha Berisha.   

Të fundit