Flash News

Ditari i Opozitës

Nga Shkodra, Berisha ka një ‘mesazh’ për kandidaten e Ramës: Ke kohë të mendohesh

Nga Shkodra, Berisha ka një ‘mesazh’ për kandidaten e

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot Bardh Spahinë, kandidat për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit në Bashkinë e Shkodrës.

Berisha i bëri thirrje kandidates socialiste në Shkodër, Majlinda Angonit, ta rimendojë kandidimin për partinë e Edi Ramës duke e konsideruar si një gabim të madh. Ish-kryeministri u shpreh se Angonit nuk i takonte të përfaqësonte një njeri pa vlera si kryeministri.

“Garon këtu dhe partia e Edi Ramës. Nuk kam ndonjë fjalë personale për shoqen Angoni por dua ti them se ke bërë gabimin më të madh të përfaqësosh Edi Ramën në këtë bashki të mrekullueshme. Nuk të takonte as si Juban dhe as si Angon të përfaqësosh një njeri që nuk ka asnjë vlerë, një njeri që e urren Shkodrën, një njeri që e po e zbraz Shkodrën dhe Shqipërinë nga rinia, po e thellon varfërinë, një njeri që grabit me klikën e tij çdo ditë qytetarët shqiptarë. Ke kohë të mendohesh”, tha Berisha.

 

Të fundit