Flash News

Ditari i Opozitës

U tërhoq nga primaret, Voltana Ademi e pranishme në prezantimin e Bardh Spahisë në Shkodër

U tërhoq nga primaret, Voltana Ademi e pranishme në prezantimin e

Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, pavarësisht se vendosi të tërhiqet nga primaret e zhvilluara për 6 marsin, sot është e pranishme gjatë prezantimit të Bardh Spahisë si kandidat i ‘Rithemelimit’ për Shkodrën.

Ademi u tërhoq nga primaret dhe sqaroi se qëllimi i vetëm ishte të krijonte hapësira për kandidatët e rinj, duke qenë se postet që ka mbajtur për disa vite, e nxjerrin më në avantazh se kolegët. Ademi shtoi se kontributi i saj disa vjeçar në PD do të vijonte edhe pas tërheqjes nga kandidimi për Bashkinë e Shkodrës.

“Për shkak të këtij pozicioni, të pozicioneve të mëparshme publike që më janë besuar por edhe për shkak të angazhimit tim dhjetëravjeçar në Partinë Demokratike, kam vendosur të mos marr pjesë në "primaret" që do të zhvillohen me 30 janar 2022 për përcaktimin e kandidatit për kryetar bashkie në Shkodër. Gjykoj se futem në garë me një avantazh përballë të gjithë kolegëve të tjerë, për arsyet që përmenda më sipër”, shkruante Ademi në Facebook.

Të pranishëm sot në Shkodër bashkë me ish-kryeministrin Sali Berisha janë edhe ish-deputeti Arbem Imami, Belind Këlliçi, Aldo Bumçi etj.

U tërhoq nga primaret, Voltana Ademi e pranishme në prezantimin e U tërhoq nga primaret, Voltana Ademi e pranishme në prezantimin e

Të fundit