Flash News

Ditari i Opozitës

Nga ulja e taksës për ndërtesën te fondet në bujqësi, zbardhen amendamentet e Grupit Demokrat për buxhetin 2024 të Bashkisë Tiranë

Nga ulja e taksës për ndërtesën te fondet në

Zbardhen amendamentet e Grupit Demokrat për buxhetin 2024 të Bashkisë Tiranë.

Grupi Demokrat i Këshilltarëve Bashkiak të Tiranës ka prezantojë sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak 15 amendamente për buxhetin e vitit 2024 të kryeqytetit.

Të gjitha propozimet e Grupit Demokrat parashikojnë të shkojnë në mbështetje të familjeve dhe sipermarrjes kryeqytetase, si më poshtë:

Amendimi 1: Ulje me 30% të taksës mbi ndërtesen.

Amendimi 2: Përgjysmimi i taksës së ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja.

Amendimi 3: Ulje me 30% të taksës së tabeleve reklamuese.

Amendimi 4: Anullimi i taksës së përkohshme për infrastrukturën arsimore.

Amendimi 5: Përgjysmin të tarifës së pastrimit për familjarët dhe subjektet tregtare.

Amendimi 6: Ulja me 30% të tarifave të parkimit, sidomos ato të zonës A.

Amendimi 7: Përgjysmimi i tarifës së hapesirës publike.

Amendimi 8: Subvencionimi i plotë të tarifes së ushqimit për fëmijët në cerdhe dhe kopshte.

Amendimi 9: Alokimi i një fondi prej 200 milionë leke për skemën e re të subvencioneve në bujqësi. 

Amendimi 10: Vendosja në PBA-në 2024-2026 të rregullit të artë: “Shpenzimet e personelit dhe shpenzimet operative (zerat 600-602) nuk duhet të tejkalojnë nivelin 50% të shpenzimeve vjetore të parashikuara.

Amendimi 11: Ulja graduale të numrit të përgjithshëm të punonjësve gjatë 3 viteve të ardhshme, konkretisht me 10% gjatë vitit 2024, 10% gjatë vitit 2025, 10% gjatë vitit 2026, me qëllim krijimin e një administrate të vogël dhe eficente në shërbim të qytetarëve dhe nevojave të Kryeqytetit.

Amendimi 12: Ulja me 25% të shpenzimeve operative të përgjithshme (602) të aparatit qëndror dhe ndërmarrjeve & institucioneve të bashkisë.

Amendimi 13: Pezullimi i menjëhershëm i cdo shpenzimi që ka lidhje me procesin e incenerimit deri në përfundimin e plotë të hetimeve dhe procedimit penal mbi cështjen e ngritur nga SPAK.

Amendimi 14: Pezullimi 1 vjecar i cdo shpenzimi për rikonstruksione zyrash dhe mobilime. Këto fonde të dedikohen në financimin e cerdheve dhe kopshteve në zonën e Astirit dhe kurorës së liqenit artificial.

Amendimi 15: Parashikimin në buxhetin e vetë Keshillit Bashkiak për vitin 2024 të një fondi shtesë prej 10 milionë lekë, me të cilin Këshilli Bashkiak (komisioni financiar) do të kontraktojë një kompani audituese te jashtem për auditimin e shpenzimeve buxhetore për periudhen korrik 2019-qershor 2023.

 

Të fundit