Flash News

Ditari i Opozitës

Nga vendosja e plisit te çorapet e leshit dhuratë, të veçantat e takimit të Bashës në Kukës

Nga vendosja e plisit te çorapet e leshit dhuratë, të

Kryetari i PD-së ndodhet sot në Kukës për fushatë elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Ashtu si edhe në qytetet e tjera, ai u prit masivisht nga qytetarët. Fillimisht ai u ndal te tuneli i Kalimashit, ku para kuksianëve premtoi se në rast fitoreje në 25 prill, menjëherë me ardhjen e tij në pushtet do të heqë traun e te Rruga e Kombit.

Me mbërritjen në qytetin e Kukësit, kryedemokrati u ndal edhe tek memoriali i poetit Havzi Nela. Teksa vendosi një buqetë me lule në nder të tij, Basha, premtoi se pas 25 prillit amanetin e Havzi Nelës për një Shqipëri Evropiane do e çojë deri në fund.  Gjatë këtij momenti, Lavdie Nela, bashkëshortja e Havzi Nelës, i dhuroi kryedemokratit  një palë çorape prej leshi.

Nga vendosja e plisit te çorapet e leshit dhuratë, të

“Sa të fitosh ti jam e shëndoshë, pastaj të vdes bashkë me virusin. Ta largojmë Ramën, kriminelin. Kryeministri jonë i ardhshëm,” thotë  ajo.

"Amanetin e Havzi Nelës për një Shqipëri evropine do ta çojmë deri në fund,”, shton kryedemokrati.

“Kam një dhuratë të vogël, kujt me ia dhanë. Janë çorape, kanë tre vjet që i mbaj,” thotë më tej bashkëshortja e poetit. 

Gjatë ecjes me qytetarët, Basha vendosi edhe plisin e bardhë mbi kokë, simbol të shqiptarisë, të cilën e mori nga një prej të pranishmëve.

Nga vendosja e plisit te çorapet e leshit dhuratë, të

Të fundit